Pak çaste përpara nisjes së funeralit të Papa Françeskut, Trump takohet me Zelenskyn

Botë

Publikuar: 26/04/2025

Pak çaste përpara nisjes së funeralit të Papa Françeskut, Trump takohet me Zelenskyn

Shumë liderë botërorë janë mbledhur në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill.

Mes tyre, të pranishëm ishin dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Edhe pse disa media theksuan se të dy ata do të kërkonin të shmangnin njëri-tjetrin, zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nikiforov tha për mediat ukrainase se të dy ata patën një takim, shkruan BBC.