Prapaskena

Aktualitet

Industria e përpunimit dhe blegtorët e qumështit hedhin poshtë pretendimet për prezencë aflatoksine: Kryejmë rregullisht testime

Publikuar: 26/04/2025

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit si dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit në vend kanë reaguar njëzëri duke mohuar pretendimet se qumështi në vend ka rezultuar me aflatoksinë.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, thuhet se qumështi në vend i nënshtrohet procedurave strikte si dhe testimeve të cilat kryhen rregullisht. Gjithashtu, deklarata thekson se asnjë prej kompanive të përmendura nuk ka ndonjë çështje të hapur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Në përfundim, deklarata thekson se produkti vendas shënjestrohet padrejtësisht nga lajme të pabazuara dhe në një treg ku shtohet gjithnjë e më tepër produkti i importuar nga jashtë.

Deklarata e plotë:



Më të lexuarat