U arrestua nga SPAK, ja kush e zëvendëson shefin e qarkullimit

Aktualitet

Publikuar: 24/04/2025

U arrestua nga SPAK, ja kush e zëvendëson shefin e qarkullimit

Roven Zeka i ndaluar nga SPAK mbi dyshimet për korrupsion zëvendësohet në detyrën e shefit të komisariatit të policisë rrugore nga Lorenc Shehu.

Ky i fundit me gradën drejtues është prezantuar mëngjesin e sotëm si i komanduar në krye të rrugoreve te Tiranës. Shehu me herët ka mbajtur edhe detyrën e drejtorit të policisë se Durrësit, nën drejtorit te policisë se Elbasanit, por dhe funksione të tjera të rëndësishme në strukturat e uniformave blu.