“S’ka goditje më të madhe”, Minxhozi: Tre liderët e opozitës ose në burg ose të pandehur, njëri prej të treve edhe me “non grata”

Politikë

Publikuar: 23/04/2025

“S’ka goditje më të madhe”, Minxhozi: Tre liderët e opozitës ose në burg ose të pandehur, njëri prej të treve edhe me “non grata”

Analisti Skënder Minxhozi tha se opozita zyrtare liderët e saj i ka ose në burg ose të pandehur. Këtu analisti përmendi “non gratën” e Sali Berishës në SHBA e Britani dhe arrestimin e Ilir Metës.

Mjafton të kujtojmë që sot opozita zyrtare tre krerët e saj i ka ose në burg ose të pandehur. Nuk ka goditje më të madhe, aq më tepër në kohë fushate. Madje njëri prej tyre ka “non grata” në Britani dhe në SHBA.

Është një situatë e lidershipit që është jo vetëm e lodhur, por dhe shumë e komplikuar. Problemin nuk e ka me Amerikën, Berisha e ka me votuesit shqiptar. Duhet të themi që të tre krerët e opozitës janë të implikuar në shkelje.

Rama nuk është vetë i implikuar. Janë tre krerët e opozitës zyrtare dhe akuzat janë të rënda. Berisha ndenji në arrest shtëpie.

Ke Berishën dhe Metën poshtë partive të tyre resprektive dhe ke Ramën sipër partisë së tij resprektive”, tha analisti në emisionin “Real Story” në ABC News .