GJKKO kalon nesër për gjykim Berishën me dhëndrin, konfirmohen faktet e SPAK për pastrim parash dhe korrupsion, palët në monitorim

Krim & Korrupsion

Publikuar: 23/04/2025

GJKKO kalon nesër për gjykim Berishën me dhëndrin, konfirmohen faktet e SPAK për pastrim parash dhe korrupsion, palët në monitorim

Gjyqtarja e GJKKO Flojera Davidhi, magjistrate paraprake e dosjes për aferën e ish-Klubit Partizani, mesditën e nesërme pritet të konfirmojë hetimet e SPAK-ut, duke kaluar për gjykim Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe personat e tjerë të pandehur për këtë çështje. Pavarësisht manovrave të Berishës me avokatët për t’a shtyrë këtë vendimarrje pas zgjedhjeve të 11 majt, me shpresë se mund të jetë në pozita më të favorshme, gjykata do t’a çojë nesë procesin në fazën e gjykimit, duke konfirmuar kësisoj edhe faktet e SPAK-ut për korrupsionin dhe pastrimin e parave të Familjes Berisha.

Gjatë seancës paraprake, gjyqtarja Davidhi rrëzoi të gjitha kërkesat e avokatëve mbrojtës të Berishës për pavlefshmëri dhe papërdoshmëri të provave të SPAK-ut. Nesër, avokatët e Berishës dhe Malltezit do të depozitojnë disa kërkesa të tjera në gjykatë, me qëllim për të shtyrë vendimin për kalimin e dosjes për gjykim. Por, asnjë manovër tjetër, ashtu si përrallat me erën Trum dhe kundër erën Soros, nuk do të kenë më efekt.

Procesi po monitorohet nga përfaqësues të SHBA dhe BE si një test për drejtësinë e re. Gjitjashtu, janë shtuar masat e sigurisë për gjyqtaren dhe familjarët e saj. Këta të fundit po monitorohen nga BKH-ja për çdo lëvizje, takim, telefonatë apo komunikim elektronik. Monitorimi është një praktikë e parashikuar në ligj, pasi gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm, bashkë me familjarët e tyre, kanë nënshkruar nga një deklaratë ku heqin dorë nga provatësia dhe autorizojnë BKH-në t’i përgjojë. Por, para vendimarrjeve të tilla ka një vigjilencë të shtuar nga BKH, pasi Familja Berisha ka një fuqi të madhe influencash, korruptuese, shantazhuese dhe kërcënuese.