Berisha i “vjedh” Ramës, Ilir Vrenozin 

Kronike

Publikuar: 22/04/2025

Berisha i “vjedh” Ramës, Ilir Vrenozin 

Simpatizani i famshëm demokrat, Ilir Vrenozi postoi këtë të martë një foto me kreun e PD, Sali Berishën.

Po ndodh…. kafe burrash”, ka shkruar krahas fotos Vrënozi.

Takimi vjen pas ftesës që i bëri Rama pak ditë më parë Vrenozit, pavarësisht faktit se ai e shan dhe është demokrat. Vrenozi u shpreh se u ftua për një kafe private pa kamera nga kryeministri, por ai e refuzoi për shkak të bindjeve të tij të djathta.

Vrenozi tha se nuk mund të ulej në kafe me një person që e ka sharë 12 vite, por nëse ai i shkon për vizitë në shtëpi do ta mirëpriste.