Prapaskena

Krim & Korrupsion

Tarifat e Shkëlzenit / Kandidatët e PD që dolën në emisionet me pagesë te Syri.tv, mister burimi i parave

Publikuar: 21/04/2025

Televizioni i familjes Berisha, Syri Tv, ka shpallur tarifat financiale për të gjithë kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, të cilët duan të dalin në TV gjatë fushatës elektorale, me qëllim për të maksimalizuar votat. Shifrat nisin nga 4 mijë euro deri në 8 mijë euro.

Tarifat janë lexuar si një taksë e Familjes Berisha për kandidatët e PD në listën e hapur, edhe pse shumica e të cilëve kanë shumë pak shance për t’u bërë deputetë, vetëm nëse ata të listës së mbyllur do të kenë punë me drejtësinë.

Po cilët janë kandidatë për deputetë të PD që dyshohet se mund t’u jenë përgjigjur tarifave të televizionit të Familjes Berisha?!

Ish gjyqtari sheik Gjin Gjoni, kandidat i PD në Lezhë është shfaqur në disa nga emisionet e Syrit.tv që figurojnë në listën e tarifave. Prezencë në këto emisione ka pasur edhe kandidati i opozitës në Dibër, Përparim Spahiu.

Në emisionin e Çim Pekës, ku ftesa kushton 8 mijë euro, është shfaqur ditët e fundit Erisa Bajaziti, kandidate e PD në Tiranë. Gjithashtu prezente ka qenë edhe Ilda Zhulali, kandidate e PD në Tiranë. Janë shfaqur në emisionet e listës së tarifave Mimoza Hajdarmataj dhe Loranca Hoxha, kandidate të PD në Tiranë.

Kandidatët e opozitës në Durrës Edlira Harizi, Ilirjana Kuçana dhe Skënder Dika kanë qenë të ftuar ditët e fundit në emisionet me pagesë të Syri Tv.

Prezencë të shtuar në këto emisione kanë pasur edhe Grigels Muçollari dhe Aulon Kalaja, edhe pse nuk dihet me apo pa pagesë.

Kandidatët e tjerë për deputetë të PD, të shfaqur në emisionet me pagesë në Syri TV, janë Genti Çela kandidat në Pogradec, Arnold Kariqi dhe Jonathan Pano kandidatë në Tiranë, Ted Kopliku kandidat në Shkodër, Petro Gjikuria dhe Atird Hoxha, kandidatë në Vlorë.

Ndërkaq, në faqen e Syri.net është shfaqur një spot elektoral i Jorida Tabakut, kandidate për deoutete e PD në Tiranë, në listën e hapur.

Edhe pse prej 12 vitesh në opozitë, fushata e PD dhe e kandidatëve të saj, është e shtrenjtë. Mbetet për t’u parë nëse këto pagesa do të relektohen në raportet e KQZ dhe si do të justifikohen.



Më të lexuarat