Papa Françesku, Kreu i Kishes Katolike mbylli sytë mëngjesin e kësaj të hëne përgjithmonë. Ati i Shenjtë ndërroi jetë në orën 7:35 të mëngjesit në Shtëpinë e tij në moshën 88 vjeçare.
Lajmi u dha nga kardinali Kevin Farrell i cili tha se Papa Françesku, Kreu i Vatikanit u kthye në Shtëpinë e Atit ndërsa e quajti atë personin që i dedikoi gjithë jetë Shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.
Të shumtë janë besimtarët qe janë mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit, për të bërë nderimet e tyre.
Papa, i cili ishte udhëheqësi i parë amerikano-latin i Kishës Katolike Romake, vdiq në orën 07:35 me orën lokale të hënën e Pashkëve.
Vdekja e tij vjen një ditë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit për të uruar “Gëzuar Pashkët” për mijëra besimtarë.
Ai doli së fundi nga spitali muajin e kaluar pas pesë javësh trajtimi për një infeksion.