Prapaskena

Aktualitet

‘Djalli’ hyn në Kishën Ortodokse Ditën e Pashkës. A po i avitet Fortlumturisë së Tij Joanit për t’i vënë gjobë?

Publikuar: 21/04/2025

Ditën e djeshme, me rastin e Ditës së Pashkës, krerë të shtetit, përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit tonë, politikanë, përfaqësues të ambasadave, akademikë, personalitete dhe besimtarë të shumtë vizituan selinë e Sinodit të Shenjtë të Kishës sonë për t’i përcjellë urimet Kryepeshkopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Joanit.

Mes vizitorëve ishte inflitruar dhe u shfaq edhe një fytyrë djallëzore, emblemë e shtatë mëkateve të mëdha, plus përndjeke, shantazh, shpifje, spiunim, pastrim parash, mashtrim etj. Fytyra me nuanca politikani, biznesmeni, sharlatani, zagari dhe gazetari opozitar që paguhet nga korrupsioni qeveritar, kthehej herë pas here nga Kryepeshkopi Joani, duke i buzëqeshur.

Fortlumturi e Tij Joani duhet të ketë shumë kujdes nga ky personazh, pasi nuk po i avitet për t’a udhëzuar në rrugën e drejtë, por për t’i kërkuar ndonjë pazar dhe pas refuzimit, Kryepeshkopi mund të kthehet në objekt shantazhi dhe gjobëvënie.

Ky personazh i ka vënë gjobë edhe priftit grek në Korçë, Aris Malilis, i njohur si Papa Jani, pasi ky i fundit e kishte rritur në prehër. Përmes shantazhit, ku e akuzonte për orgji me disa shokë të tij, fytyra diallëzore arriti të merrte pasaportën greke, para se të merrte pasaportën gjermane. Dhe Kryepeshkopi duhet t’a dijë këtë histori, pasi për Papa Janin reaguan edhe autoritetet greke, duke i konsideruar si sulme ndaj kishës greke.

Shënim: Fjalët ‘kryepiskop’ dhe ‘orthodhokse’ nuk ekzistojnë në fjalorin e gjuhës shqipe. Janë trajta provokative greke për qëllime anti-shqiptare. Ato shkruhen dhe shqiptohen ‘kryepeshkop’ dhe ‘autoqefale’.



Më të lexuarat