U qëllua me armë në atentat, djali 17-vjeçar i pronarit të “Pelikani Security” niset për trajtim mjekësor jashtë vendit!

Aktualitet

Publikuar: 18/04/2025

U qëllua me armë në atentat, djali 17-vjeçar i pronarit të “Pelikani Security” niset për trajtim mjekësor jashtë vendit!

Djali i pronarit i “Pelikani Security”, i cili u qëllua në një atentat me armë zjarri në Tiranë mbrëmjen e së enjtes teksa kthehej nga festa e ditëlindjes së vëllait 11-vjeçar, edhe ai i plagosur, do të dërgohet për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Ndërkohë vëllai i tij, 11-vjeçari Dior Demiraj, i cili u qëllua gjithashtu me armë në atentatin e mbrëmjes së kaluar ndodhet në reanimacion tek Spitali i Traumës në kryeqytet.

Dy vëllezërit ndodheshin në automjetin tip G Class, që drejtohej nga shoferi i familjes Demiraj, Arens Stafa, 34-vjeç, së bashku me  shokun e tyre, Kian Mullahi, 19-vjeç, kur ranë pre e një atentati.

Për momentin ka shumë spekulime, por asnjë variant zyrtar për atentatin.