Sali Berisha: Enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste me 2000 metra oborr, që ia fali popullit

Politikë

Publikuar: 17/04/2025

Sali Berisha: Enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste me 2000 metra oborr, që ia fali popullit

Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në njësinë 5 në Tiranë, bëri një krahasim paksa të çuditshëm, pasi sipas tij, diktatori Enver Hoxha ndërtoi një vilë modeste me 2000 metra katror oborr, por që nuk e regjistroi në emrin e tij, ndërsa Edi Rama ka ndërtuar saraje.

“Ne kemi patur fat të kemi diktatorin më të egër të Europës dhe Europa e quajti atë Hitleri shqiptar i pasluftës. Por të themi të vërtetën, ja ku e ka një shtëpi aty 3-4 katëshe. 

Nuk e rregjistroi në emrin e tij. Nuk e rregjistroi në emër të tij (pra ia la shtetit). Ndërtoi një vilë me një oborr 2000 metra. Kurse pasardhësi i tij ndërton saraje me gjatësi themelesh 57 metra” – u shpreh Berisha.

Kreu i PD mesa duket e ka harruar që vila e diktatorit është e sekuestruar nga familja e Qemal Biçakçiut dhe ende nuk dihet me siguri nëse qeveritë e 35 viteve e kanë kthyer tek i zoti.

Berisha vijoi më tej me sulmet ndaj SPAK, duke thënë se refuzuan që të hetojnë sarajet e Surrelit të kryeministrit. 

Sipas tij, më i zoti doli një gjykatës i Gjykatës së Tiranës duke detyruar, siç e quan ai “Skapin e partisë” që të hetojë çështjen.

“E klam një informacion me interes për ju që sapo e mora. Një gjykatës, besnik i ligjit i ktheu sot Skapit të partisë hetimin për sarajet e Surelit. Aty është një grop e zezë korrupsioni, por Skapistët e transferuan në prokuroinë e Tiranës. 

Prokuroria e Tiranës do të hetonte kryeministrin, që me ligj dhe kushtetutë është vetëm SPAK-u. S’mundet ta hetojë Prokuroria e Tiranës kryeministrin imunitar. Por SPAK-u sërish e refuzoi. Dhe në fund doli një gjykatës, besnik i ligjit dhe urdhërioi Skapin që të hetojë çështjen” – tha Berisha.