Prapaskena

Aktualitet

Zbulo magjinë e frutave të pyllit vetëm në Megatek!

Publikuar: 15/04/2025

A e dini se Java e Frutave të Pyllit në Megatek ju jep plot mundësi zgjedhje për të krijuar këndin tënd bio në shtëpi?

Në javën kushtuar bimëve me vlera të larta ushqyese, ju ftojmë të njiheni me llojet më të mira të frutave të pyllit dhe mënyrën më të mirë për t’i mbjellë dhe mirëmbajtur ato.

Përfitimet që i japin organizmit tonë frutat e pyllit janë të shumta: ato ndihmojnë në forcimin e zemrës, parandalimin e plakjes, përmirësimin e kujtesës, uljen e kolesterolit dhe të presionit të gjakut në menopauzë, luftimin e infeksioneve dhe inflamacionit, si dhe janë një ndihmës i shkëlqyer për ata që kërkojnë të dobësohen në mënyrë natyrale. Boronica, manaferra, mjedra, aronia, rrushi dhe luleshtrydhja janë ndër frutat më të kërkuara falë vlerave të tyre të larta në antioksidantë, përmbajtjes së ulët në kalori dhe ndikimit pozitiv në ruajtjen e një peshe të qëndrueshme.

Mbjellja e tyre është fare e thjeshtë, madje mund të realizohet lehtësisht në kushte shtëpie apo kopshti. Këshillohet që gropa e mbjelljes të jetë 2-3 herë më e madhe se rrënja ekzistuese, ndërsa për një drenazhim të mirë të bimës duhet vendosur një shtresë argjile prej 2-4 cm në fund të saj. Plehërimi bëhet herët në pranverë, ndërsa ujitja duhet të jetë e kontrolluar, duke e lënë tokën të thahet ndërmjet ujitjeve për të shmangur mbingopjen me ujë. Krasitja është më e përshtatshme të kryhet në fund të dimrit, kur temperaturat janë më të buta dhe bima është në gjumë vegjetativ.

Në Megatek do të gjeni një gamë të pasur frutash të pyllit dhe fidane të përzgjedhura me kujdes, të cilat mund t’i mbillni lehtësisht në kopshtin apo ballkonin tuaj. Ndër më të kërkuarat është boronica ‘Pink Lemonade’, e njohur për shijen e ëmbël dhe ngjyrën e pazakontë rozë, si dhe mjedra ‘Golden Everest’, me ngjyrë të artë dhe aromë delikate. Për adhuruesit e frutave me vlera të larta ushqyese, nuk mungon as manaferra goji, e pasur me vitamina dhe e njohur për efektet pozitive në sistemin imunitar. Po ashtu, për një shije tradicionale dhe kultivim të lehtë, mund të zgjidhni rrushin e egër ‘Ribes rubrum Jonkheer van Tets’, ideal për klimën shqiptare dhe jashtëzakonisht i përshtatshëm për reçel apo konsum të freskët.

Për një eksperiencë të plotë dhe të personalizuar, ekspertët e Megatek do t’ju ndihmojnë të përzgjidhni bimët më të përshtatshme për ambientin tuaj dhe do t’ju japin këshilla praktike për mirëmbajtjen dhe ushqyerjen e tyre. Mos e humbni ofertën e kësaj jave, e cila përfshin fidane të frutave të pyllit dhe humus me çmime të veçanta. Vizitoni Megatek dhe bëni hapin e parë drejt një jetese më të gjelbër dhe më të shëndetshme.

Megatek është një kompani në kulmin e ekselencës, e cila mbledh bashkë ekspertët më të mirë në fushat përkatëse. Me një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Bujqësor, Megatek ofron mundësi për studentët që, pasi mbarojnë shkollën dhe kalojnë praktikat profesionale, të integrohen në kompani si specialistë, duke vazhduar kështu traditën e zhvillimit dhe inovacionit. Ky proces mundëson zhvillimin e talenteve dhe krijimin e një force pune të kualifikuar. Pjesë e kësaj iniciative është edhe administratori Dionis Teqja, i cili angazhohet në nisma sociale që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e komunitetit.

Java e Frutave të Pyllit në Megatek sjell një mundësi të shkëlqyer për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe jetës së shëndetshme



Më të lexuarat