Çelja e fushatës, Rama mund Berishën, 5.4 herë më shumë ndjekës në rrjetet sociale, por Belo ka një falenderim dhimbje

Kryesore

Publikuar: 12/04/2025

Çelja e fushatës, Rama mund Berishën, 5.4 herë më shumë ndjekës në rrjetet sociale, por Belo ka një falenderim dhimbje

Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 majit, me një tubim të madh në Sheshin ‘Skënderbej” në Tiranë.

Ngjarja mbart një simbolikë të veçantë, pasi është organizuar në datën 12 prill, duke reflektuar numrin 12 – një referencë ndaj 12 yjeve në flamurin e Bashkimit Europian.

Ndërsa në shesh ishin të paktën 15 mijë qytetarë në mbështetje të kryesocialistit Edi Rama dhe vizionit të tij për Shqipërinë 2030, me mijëra ishin dhe ata që e ndoqën takimin drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Vetëm në Facebook, çelja e fushatës së Partisë Socialiste u ndoq nga të paktën 11 mijë e 400 qytetarë.

Ky nivel shikueshmërie ishte mbi 5.4 herë më i lartë se audienca që pati Sali Berisha në Facebook (2 mijë e 100) gjatë aktivitetit hapës të fushatës, që zhvilloi mbrëmjen e djeshme në Sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

Megjithatë, Belo Këlliçi ka gjetur një arsye për të falenderuar qytetarët e Tiranës, të cilët sipas tij braktisën hapjen fushatës së Edi Ramës.

“Pafund falënderues qytetarisë së Tiranës dhe njerëzve të lirë, për BRAKTISJEN totale që i bënë sot festivalit të krimit të organizuar, me kryetar Edi Ramën!”, shkruan Belo.