Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti sot fjalën në çeljen e fushatës elektorale të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Teksa falënderoi qytetarët që e kanë mbështetur, kandidatët për deputet, por edhe drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita, Berisha u shfaq me lot në sy.
“Mirëmbrëma, ju njerëz të mrekullueshëm që e kane bërë këtë shesh më të bukurin në Europë. Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sot jam më i emocionuar se kurrë”, tha Berisha