Nga llokumet te Erion Braçe si dëshmitar, publikohen fotot e rralla të celebrimit të çiftit Meta-Kryemadhi në Bashki!

Aktualitet

Publikuar: 11/04/2025

Nga llokumet te Erion Braçe si dëshmitar, publikohen fotot e rralla të celebrimit të çiftit Meta-Kryemadhi në Bashki!

Më 29 tetor të këtij viti, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi do të festonin 27-vjetorin e martesës së tyre.

Por që nga dita e sotme ata janë zyrtarisht të ndarë, që nga momenti kur ndanë llokumet e celebrimit në fshehtësi dhe me pak dëshmitarë në Bashkinë e Tiranës.

Kurorëzimin e tyre e ka bërë ish-kryebashkiaku i PD-së, Albert Brojka, më 29 tetor 1008, kur Meta mbante postin e zv/kryeministrit në qeverinë “Majko” dhe njëkohësisht deputet. Kurse Monika Kryemadhi mbante postin e kryetares së FESH-it socialist.

Këto janë edhe fotot nga momenti kur ata i thanë “Po” njëri-tjetrit, duke sjellë në jetë edhe 3 fëmijë, si dhe momenti i firmosjes dhe ndarjes së llokumeve nga Kryemadhi.

Dëshmitarë të celebrimit kanë qenë ambasadori zviceran i asaj kohe, deputeti socialist Erion Braçe dhe ish-këshilltari i Ilir Metës, më pas ministri i Ekonomisë dhe deputet, Mustafa Muçi.

/pamfleti