Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një grua

Kronike

Publikuar: 09/04/2025

Të shtëna me armë zjarri në Fier, plagoset një grua

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në fshatin Sulaj të Fierit, ku dyshohet se ka mbetur e plagosur një grua.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tyre.

Deri më tani nuk dihet motivi i ngjarjes dhe se kush janë personat e përfshirë.