Vrasja e studentes shqiptare në Itali: Hetuesit sekuestrojnë kompjuterin e ish të dashurit filipinas, ja provat që po kërkohen

Aktualitet

Publikuar: 06/04/2025

Vrasja e studentes shqiptare në Itali: Hetuesit sekuestrojnë kompjuterin e ish të dashurit filipinas, ja provat që po kërkohen

Gjykata e Romës konfirmoi dje arrestimin e Mark Antony Samsonit. 23-vjeçari nga Filipinet akuzohet për vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula.

22-vjeçarja u zhduk në 25 mars në Romë dhe u gjet e pajetë brenda një valixhe në një shkëmb në Capranica Prenestina, në lindje të kryeqytetit, më 2 prill.

I riu akuzohet për krimet e vrasjes me dashje nga marrëdhënia e rënduar emocionale dhe fshehjen e kufomës.

Hetuesit i sekuestruan autorit kompjuterin gjatë një kontrolli të kryer nga punonjës të policisë në shtëpinë e tij në via Homs, në lagjen afrikane.

Hetuesit shpresojnë të gjejnë prova të mëtejshme për persona të tjerë të përfshirë apo për rolin e familjarëve të Mark.

Nëna e tij është shprehur për Corriere della Sera se nuk donte që i biri ta çonte vazhdimisht Ilarian te banesa e tyre.

Ilaria Sula ishte studente e Fakultetit të Statistikave në La Sapienza.