‘Shkallon’ SHQUP-i, Lela: Rama orë 1.5 milionë euro. Berisha: 57 metra i ka themelet e shtëpisë

Kryesore

Publikuar: 02/04/2025

‘Shkallon’ SHQUP-i, Lela: Rama orë 1.5 milionë euro. Berisha: 57 metra i ka themelet e shtëpisë

Kryezëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, ka shfrenua dje fantazinë. Ai tha se kryeministri Edi Rama ka blerë një orë 1.4 milion dollarë.

Udhëheqësit e NATO dhe orët e tyre… Pa më thoni: si ka mundësi që udhëheqësi socialist i Shqipërisë, që bën më pak se 200 mijë USD në vit, mund të blejë një orë që kushton 1.4 milion USD”, shkruan Lela.

Kuptohet që në prag fushate fantazia bën të vetën, por Lela e ka çuar shumë larg. Ironia është se pas postimit të kryezëdhënësit Lela, ka reaguar një zëdhënës tjetër i PD, me një deklaratë zyrtare.

“Ndërsa shqiptarët përballen me varfëri dhe krizë ekonomike, Rama shfaqet me një aksesor që nuk mund ta përballojë asnjë lider i rajonit”, thuhet në reagimin e një zëdhënësi të Partisë Demokratike.

Disa orë më pas, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar banesën e tij në Surrel me themele 57 metra.

Po të shkoni në Surrel, gjeni atje një vilë 57 metra të gjata themelet, me një kopsht 830 metra, i tëri i ndërtuar në kundërshti me ligjet. I legalizuar 100%, dhe këto janë Sarajet e Edi Ramës”, tha Berisha.