Rritet frikshëm numri i viktimave të tërmetit në Mianmar, mbi 2000 të vdekur

Botë

Publikuar: 31/03/2025

Rritet frikshëm numri i viktimave të tërmetit në Mianmar, mbi 2000 të vdekur

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin të premten është rritur në 2056, njoftoi të hënën Ekipi i Informacionit të Këshillit Shtetëror të vendit.

Të plagosurit i kalojnë 3900, ndërsa rreth 270 persona janë ende të zhdukur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nisur një apel urgjent për 8 milion dollarë (6.2 milion £) në ndihmë për përgjigjen e saj ndaj tërmetit në Mianmar, me një zëdhënës që raportoi se spitalet janë shkatërruar dhe mbingarkuar.

Megjithëse operacionet e shpëtimit kanë nisur që nga e premtja dhe ndihmat ndërkombëtare po fillojnë të mbërrijnë në Minmar, ekipet e emergjencës po përballen me vonesa në arritjen e zonave më të prekura, duke i lënë banorët vendas të përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit me duar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se spitalet janë të mbingarkuara me të plagosur, ndërsa një zëdhënës i Programit Botëror të Ushqimit është shprehur se mijëra persona të zhvendosur janë pa ushqim, strehim dhe ilaçe.