“Nuk më eleminoni kaq lehtë”, Marine Le Pen reagon pasi u dënua me 4 vite burg për vjedhjen e fondeve të BE, Putin i del në mbrojtje

Botë

Publikuar: 31/03/2025

“Nuk më eleminoni kaq lehtë”, Marine Le Pen reagon pasi u dënua me 4 vite burg për vjedhjen e fondeve të BE, Putin i del në mbrojtje

Fushata e saj për presidenciale e 2027 është komprometuar: Marine Le Pen nuk do të jetë në gjendje të kandidojë.

Le Pen u shpall fajtore për përvetësimin e fondeve të Parlamentit Evropian dhe u shpall e papërshtatshme për të kandiduar në zgjedhje për pesë vitet e ardhshme.

Le Pen u dënua me katër vjet burg, duke përfshirë dy vjet arrest shtëpiak me byzylyk elektronik dhe një gjobë prej 100 mijë eurosh, megjithatë drejtuesja e Fronti Kombëtar nuk do të shkojë në qeli.

Një “vendim politik” i stisur për të “bllokuar qëllimisht” karrierën dhe që në asnjë mënyrë nuk do të thotë fundi i jetës së saj politike.

Kështu e cilësoi liderja franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dënimin për të mos kandiduar për poste publike për pesë vjet, pasi akuzohet për devijimin e fondeve evropiane për partinë e saj, Fronti Kombëtar.

Në një intervistë për TF1, e para e saj që nga vendimi, Le Pen pohoi se “shteti ligjor ka rënë” dhe pa pranuar asnjë faj, njoftoi se do të apelojë që të mund të kandidojë në zgjedhjet e 2027.

“Nuk do t’i lë të më eliminojnë lehtë”, theksoi ajo.Zgjedhjet e ardhshme në Francë do të zhvillohen pa Macron, i cili e mundi Le Pen në dy zgjedhjet e fundit në raundin e dytë.

Dy vite nga zgjedhjet presidenciale, Le Pen tashmë po del si favoritja në sondazhe, si në raundin e parë ashtu edhe në atë të dytë, ndaj vendimi i sotëm kundër saj është një goditje e fortë që e privon nga “ëndrra” Presidenciale.

Le Pen megjithatë beson te Apeli, pasi çështja është ende e hapur për ankimim. Ajo shprehu në TF1 “besimin në aftësinë e një gjykate Apeli për të analizuar këtë çështje në mënyrë neutrale dhe për të arritur në përfundimin se, në të vërtetë, ne nuk kemi asgjë për t’u qortuar”.

Reagimet janë shumëfishuar gjatë gjithë ditës, duke e bërë çështjen e ditës në të gjithë Europën dhe pjesën më të madhe të botës.

Udhëheqësit e ekstremit të djathtë dhe qeveritë si ajo e Vladimir Putinit janë ngritur në mbrojtje të Le Pen, mes akuzave për një “grusht shteti” nga gjyqësori francez dhe një përpjekje për të ndryshuar vullnetin demokratik të popullit francez.

Kështu janë shprehur figura si Elon Musk, Viktor Orbán, Matteo Salvini dhe Santiago Abascal.Në atë linjë diskutimi, presidenti i Frontit Kombëtar, Jordan Bardella, ka bërë thirrje për një “mobilizim popullor paqësor” kundër “skandalit demokratik”.

Thirrja sipas zyrtarit të lartë të partisë Le Pen, është që “të shpëtojmë demokracinë”.Vetë Bardella është pozicionuar si një plan rezervë për mbështetësit e Le Pen nëse liderja “de facto” përfundimisht dështon t’ia dalë.

“Ai është një pasuri e madhe për lëvizjen që shpresoj se nuk duhet ta përdorim para se të jetë e nevojshme”, përfundoi Marine Le Pen reagimin e saj.