Mbahet mesha e parë e Kryepeshkopit të fronëzuar Joan në Tiranë.
Qindra besimtarë morën pjesë në këtë ceremoni në Katedralen e Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet. Mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe u shoqërua nga kori i kishës.
Kjo ceremoni vjen një ditë pasi u zhvillua po në këtë kishë edhe ceremonia e fronëzimit të kryepeshkopit të ri, Joanit.
Fortlumturia e tij u angazhua për të forcuar unitetin brenda Kishës Ortodokse Shqiptare, e bëri thirrje që vendi të duhet e të mos braktiset.