Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Fier, Gazment Bardhi ka prezantuar sot kandidatin Pelivan Bufi në Rroskovec.
Bardhi thekson se shpopullimi ka prekur edhe këtë zonë dhe se me programin e Partisë Demokratike, bujqësia do të jetë prioritet.
“Në 12 vjet, ndihma për bujqësinë, me të cilën jeton zona, nuk ekziston, sepse vidhet dhe shpërdorohet nga pushteti”, thekson Bardhi.
“Në Kurjan të Roskovecit, me Shtabin e PD dhe kandidatin tonë Pelivan Bufi.
Çdo familje në Kurjan, si pjesa më e madhe e familjeve në qarkun e Fierit, është e prekur nga shpopullimi. Në 12 vjet, ndihma për bujqësinë, me të cilën jeton zona, nuk ekziston, sepse vidhet dhe shpërdorohet nga pushteti.
Partia Demokratike është e përkushtuar për një program që e kthen bujqësinë në prioritet, duke ofruar mbështetje financiare dhe teknike për fermerët. Strukturat tona janë të angazhuara plotësisht për t’u bërë zëri i ndryshimit në 11 Maj!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.