Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.
Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë Luis Meçja, shoku i Martin Canit, ka folur për mediat, duke thënë se është i gatshëm të dëshmojë në gjykatë, ndërsa theksoi se dëshiron drejtësi.
“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.
Martin Cani, vetëm 14 vjeç, u vra më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Nga sherri mes adoleshenteve mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Luis Meçja, i cili tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
I mituri Mario Përlleshaj ndodhet në institutin për të mitur në Kavajë, ndërsa edhe në muajin dhjetor 2024 ai kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg”
Ndërkohë më 10 shkurt Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim, duke e lënë Mario Perlleshajn në masën e sigurisë “arrest me burg”.