Ndalohet dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, kërcënoi dhe përplasi me makinë policin 

Kronike

Publikuar: 20/03/2025

Ndalohet dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, kërcënoi dhe përplasi me makinë policin 

Policia e Elbasanit ka ndaluar Aurel Mehjan, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë Qazim Sejdini.

Siç raportohet, Mehaj është ndaluar me urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit për akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës” të një punonjësi të policisë së Elbasanit. Mehaj është ndaluar pasi ka kanosur për shkak të detyrës duke goditur me makinën e tij një punonjës policie në qytetin e Elbasanit ndërsa zhvillohej Kupa “Dita e Verës ” në Çiklizëm. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin kryesor të Elbasanit, ndërsa aktualisht policia po kryen veprime hetimore.

Aurel Mehja, sipërmarrës në Elbasan është dhëndëri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdin. Mehja prej disa javësh është emëruar drejtor Kabineti në Këshillin e Qarkut Elbasan.