Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, protestuesit përleshen me policinë

Botë

Publikuar: 20/03/2025

Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, protestuesit përleshen me policinë

Protesta masive kanë shpërthyer në Turqi, pasi autoritetet arrestuan kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, vetëm pak ditë para se ai të shpallej kandidati zyrtar për president nga opozita.

Qytetarë të shumë manifestuan për shumë orë kundër vendimit, duke e konsideruar një sulm politik ndaj opozitës.

Shumë prej tyre brohoritën thirrje anti-qeveritare, me policinë që përdori mënyra të ndryshme për të shpërndarë protestuesit.

Kjo bëri që mes tyre të zhvillohej dhe një përleshje fizike, gjë që solli ndalimin e disa manifestuesve.

Autoritetet e Turqisë arrestuan kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, rivalin kryesore të presidentit Erdogan, me akuzën për korrupsion dhe terrorizëm.

Partia kryesore opozitare e konsideroi këtë “një grusht shteti ndaj presidentit të ardhshëm të vendit”.