Çështja e pronave, i moshuari i numëron Berishës premtimet e pambajtura 

Politikë

Publikuar: 19/03/2025

Çështja e pronave, i moshuari i numëron Berishës premtimet e pambajtura 

Në një skenë që mund të quhej një përsëritje e lodhur e një shfaqjeje të vjetër, Sali Berisha u rikthye për të prezantuar “programin e pronave”, një togfjalësh që tashmë i ngjan më shumë një batute sesa një plani konkret.

Por në mes të entuziazmit të simuluar, një i moshuar mori mikrofonin dhe nisi të numërojë premtimet e pambajtura të Berishës përgjatë më shumë se 30 viteve, pikërisht në lidhje me problemin e pronave.

“Edhe unë jam mosha juaj afërsisht dhe kam 34 vjet që po duroj. Kur do realizohet kjo? Kur të merrni pushtetin? Pastaj do harrohet! E di unë atë muhabet. Siç u harrua në 2005-2013. Siç do harrohet në 2025 po e morët. Sa të hipim në kalë dhe pastaj të bëjmë sit ë duam!”