Vdekja e babait të Hashim Thaçit: Reagojnë Endrit Thaçi dhe Edi Rama

Aktualitet

Publikuar: 17/03/2025

Vdekja e babait të Hashim Thaçit: Reagojnë Endrit Thaçi dhe Edi Rama

“Baci i mbylli sytë pas takimit të fundit me Babin” – shkruan në rrjete sociale djali i presidentit Thaçi Endrit Thaçi.

Babai i Hashim Thaçit, komandantit legjendar të ushtrisë çlirimtar të Kosovës u nda nga jeta ditën e djeshme pas një lëngate.

Kujtojmë se vetëm para pak ditëve Presidenti Thaçi mori leje nga gjykata e Hagës për të takuar të atin e sëmurë.

Ndër reagimet e para kanë qenë dhe ato nga Shqipëria. Ka qenë Edi Rama që me një postim në rrjetin social facebook ka shkruar “baba iku, krenar Hashim”.