U zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse, Rama uron hirësinë e tij Joan Pelushi: Ndër më të mirët! 

Aktualitet

Publikuar: 17/03/2025

U zgjodh kryepeshkop i Kishës Ortodokse, Rama uron hirësinë e tij Joan Pelushi: Ndër më të mirët! 

Kryeministri Edi Rama ka uruar Hirësinë e Tij Joan Pelushi për zgjedhjen si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama uron që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë Hirësinë e Tij në misionin e udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e rrallë të zgjedhjes së një shqiptari ndër më të mirët në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si edhe me urimin e posaçëm për Hirësinë e Tij, Kryepeshkopin Joan Pelushi, që Zoti ta mbrojë e ta udhëzojë gjithnjë në misionin e Tij të udhërrëfyesit të grigjës së besimtarëve ortodoksë, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook”.