Rama reagon për tragjedinë me mbi 50 të vdekur e 100 të plagosur në RMV: Të gatshëm të ndihmojmë

Aktualitet

Publikuar: 16/03/2025

Rama reagon për tragjedinë me mbi 50 të vdekur e 100 të plagosur në RMV: Të gatshëm të ndihmojmë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë me 51 viktima dhe mbi 100 të plagosur në Maqedoninë e Veriut.

Rama, ka shprehur ngushëllime të thella për popullin e RMV-së e për familjet e viktimave dhe ka ofruar mbështetje për të lënduarit dhe familjarët e të ndjerëve.

Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, shkruan Rama.