Në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ekstradohet nga Holanda ushtari i bandës së Laert Haxhiut

Kronike

Publikuar: 16/03/2025

Në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ekstradohet nga Holanda ushtari i bandës së Laert Haxhiut

Ushtari i bandës së Laert Haxhiut është ekstraduar nga Holanda drejt vendit tonë.

Kristi Bixheku, vuri tritol në banesën e Bujar Turkut në Lushnje në 2022.

Bixheku, i lindur në Lushnjë, ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan. Bixheku akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Ai dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka siguruar lëndën shpërthyese të përdorur në një atentat të dështuar në Lushnjë, më 31 dhjetor 2022. Ekstradimi i Bixhekut është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Haga/Holandë, duke çuar në realizimin e arrestimit dhe ekstradimit të tij në Shqipëri.