Avokati Maks Haxhia: Intimidim nuk është term procedurial! SPAK gaboi, pasi nuk prishen as prova, as kanoset njeri 

Aktualitet

Publikuar: 13/03/2025

Avokati Maks Haxhia: Intimidim nuk është term procedurial! SPAK gaboi, pasi nuk prishen as prova, as kanoset njeri 

Avokati Maks Haxhia u shpreh se akuzat e SPAK për intimidim nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk qëndron, pasi ai nuk është term procedurial.

Duke folur me gazetarët, Haxhia tha se kjo nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit. 

Intimidim nuk term procedurial. E thotë SPAK, po nuk është, se e thotë SPAK nuk thotë se e thotë ligji. Intimidim nuk është term procedurial. Term procedurial është të prishësh provat.

Në qoftë se përdoret fjala intimidim kalon në stad që ti kanos, prish imazhin ose bën presione, por nuk është kriter për të caktuar dhe bazuar masën e arrestit.

Për mua, po sepse pretendohet se kur ka ardhur një institucion kaq i rëndësishëm dhe kaq serioz për të sjellë në kuotat e këtij niveli aplikimi të masës arrest në burg kryetarin e bashkisë, pretendohet që ti e ke sjellë materialin e plotë”, theksoi Haxhia.