Apeli i GJKKO shtyn sërish seancën për Veliajn, vendimi shpallet nesër në orën 10.00

Aktualitet

Publikuar: 12/03/2025

Apeli i GJKKO shtyn sërish seancën për Veliajn, vendimi shpallet nesër në orën 10.00

Tre orë ka zgjatur seanca në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj. Shpallja e vendimit do bëhet nesër në 10:00.SPAK ka kërkuar vijimin e masës arrest me burg për Veliajn e Abulen.Për të dytën ditë me radhë Apeli i GJKKO ka shtyre dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ankimuar masën e arrestit me burg.

Gjatë seancës së sotme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

“Ju nuk keni konsideruar prova te reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, u shpreh Veliaj.