Rama: Më 15 maj vijnë të gjithë liderët e BE-së, më 16 Samiti i madh në Tiranë! Ironi me opozitën: Si ka mundësi Sorosi ka hyrë në BE, po hap zyrë në Shqipëri?!

Politikë

Publikuar: 11/03/2025

Rama: Më 15 maj vijnë të gjithë liderët e BE-së, më 16 Samiti i madh në Tiranë! Ironi me opozitën: Si ka mundësi Sorosi ka hyrë në BE, po hap zyrë në Shqipëri?!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ai dha lajmin se më 15 Maj në Tiranë do të vijnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës dhe Shqipëria bëhet qendra e globit.

Gjithashtu ai tha se edhe Parlamenti Europian do hapë një zyrë në Tiranë, si një zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim, por edhe bëri ironi me kundërshtarët, duke thënë se “si ka mundësi që Sorosi ka hapur zyrë në Shqipëri?!”.

“Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?!

PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE.

BE po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së, në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë.

Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar.

Kemi filluar edhe përgatitjen për samitin e madh në Shqipëri të 16 majit. Dhe të gjithë liderët e BE-së kanë vendosur të vijnë në 15 maj për një darkë pune këtu me mua dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Pra 15 maj do të mirëpresim të gjithë liderët e BE-së dhe 16 maj do vijnë 46 liderët e botës, nga Ankaraja, Oslo, Jerevan, Baku, Kiev, Tbilisi, përveç Rusisë, e padyshim gjithë të tjerët që janë pjesë e BE-së. Kjo është Shqipëria e sotme”.