Pas kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen dhe kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.
Vendimi i kryebashkiakëve mund të lidhet me kandidimin e tyre për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit.
Pas këtij vendimi, këshillat bashkiakë do të mblidhen për të vendosur mbi drejtuesit e rinj në detyrë. Sipas ligjit për qeverisjen vendore, në rastin kur një bashki ka dy ose më shumë nënkryetarë, këshilli bashkiak voton për të përcaktuar kryetarin në detyrë. Ndërkohë, në bashkitë ku ka vetëm një nënkryetar, ai merr automatikisht drejtimin e institucionit deri në zgjedhjen e një kryetari të ri.
Lëvizjet në kampin socialist vijnë përpara përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ. Afati i fundit është mesnata e e të mërkurës 12 janar. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS Rama sqaroi dhe strategjinë e përpilimit të listave, ku theksoi se pjesa e mbyllur e listës do t’u takojë të rinjve dhe grave. Ndërkohë që deputetët që kanë më shumë se një mandat në parlament do të garojnë në listë të hapur.