Zjarr në Universitetin Bujqësor të Tiranës, flakët shpërthejnë nga tavani i auditorit!

Aktualitet

Publikuar: 07/03/2025

Zjarr në Universitetin Bujqësor të Tiranës, flakët shpërthejnë nga tavani i auditorit!

Një sallë e Universitetit Bujqësor të Tiranës është përfshirë nga flakët.

Nga ajo që shihet nga pamjet flakët kanë nisur nga tavani i një auditori ndërsa ambientet janë mbuluar nga tymi. Deri më tani nuk është bërë me dije në çfarë rrethanash ka shpërthyer zjarri, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Nga ajo që bëhet me dije për mediat deri në këto momente, nuk ka persona të lënduar.