Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Aktualitet

Publikuar: 07/03/2025

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës: Ju tregoj lidhjen familjare me Edi Ramën!

Ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Erla Mëhilli, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV ka zbuluar lidhjen familjare që ka me kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka treguar se lidhja e saj me Ramën vjen nga gjyshja.

Mamaja e babait tim, pra gjyshja ime dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë”, tha ajo.

Lidhja ime me Ramën vjen nga babai, lidhur me qytetin e Durrësit. Pra, më saktë, nga gjyshja.

Mamaja e babait tim dhe Kristaqi, babai i Edi Ramës, janë kushërinj të dytë. Kur ai ishte gjallë, dy familjet tona takoheshin shpesh.

Ndërsa me të ndjerën mamanë e Edit, mamaja ime ka punuar në një klinikë dentare.

Unë Edi Ramën e kam takuar krejt rastësisht tek Parku i Rinisë, ku motra ime më prezantoi me të në një takim që nuk e mbaj mend”– u shpreh Erla Mëhilli.