SPAK e akuzonte se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh. GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide!

Aktualitet

Publikuar: 05/03/2025

SPAK e akuzonte se lejoi kultivimin e kanabisit kur ishte shef krimesh. GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës, Leonard Hide!

GJKKO pushon çështjen ndaj kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide, i cili dyshohej nga SPAK se kushte kryer “shpërdorim detyre”, lidhur me kultivimin e parcelave me kanabis, në kohën kur ishte shef krimesh në policinë Gjirokastër.

Parcelat me kanabis për të cilat u akuzua Hide dhe funksionarë të tjerë lokal të policisë, u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat e Prokurorisë Gjirokastër.