Detaje të reja janë zbardhur sa i takon vrasjes së palestinezes Rajan Alwan në Tiranë.
Konfirmohet se Rajan Alwan dhe Fadi Alwan janë babë e bijë. Kjo është vërtetuar nga përgjigja që Interpol i ka kthyer autoriteteve shqiptare.
Teksa janë dhënë detajet policia shqiptare dyshon se 49-vjeçari nga Holanda ka udhëtuar drejt Libanit aty ku dhe dyshohet se po fshihet.
Policia thotë se pret të tjera përgjigje për të zbardhur detaje të tjera sa i takon anëtarëve të tjerë të familjes Alwan, për të zbardhur dhe shkakun që ka çuar 49-vjeçarin të vrasë vajzën e tij.
Nga vëzhgimet që policia ka kryer përmes kamerave të aeroportit të Rinasit, rezulton se gjatë gjithë kohës vajza 24-vjeçare nuk ka folur me asnjë njeri, por vetëm i ati i saj, Fadi Alwan.
Policia është ende në pritje edhe të ekspertizës së trupit të 24-vjeçares.