Tym e flakë në parlamentin e Serbisë, deputetët e mazhorancës përplasen me të opozitës

Rajon

Publikuar: 04/03/2025

Tym e flakë në parlamentin e Serbisë, deputetët e mazhorancës përplasen me të opozitës

Një përplasje e ashpër po ndodh sot në Kuvendin e Serbisë, ku deputetët e mazhorancës janë përplasur me ata të opozitës.

Situata ka përshkallzuar si pasojë e refuzimit të kërkesave të opozitës për futjen e dy pikave në rendin e ditës.

Në seancë duhej të konfirmohej edhe dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq.

Në kuvend është hedhur gaz lotsjellës, ndërsa salla është përfshirë nga tymi dhe flaka. Ndërkohë nuk ka munguar edhe rrahja fizike mes pozitës dhe opozitës.