Detaje nga aksidenti tragjik në Elbasan ku humbën jetën nënë e bir, tre prej të plagosurve dërgohen te Trauma!

Kronike

Publikuar: 03/03/2025

Detaje nga aksidenti tragjik në Elbasan ku humbën jetën nënë e bir, tre prej të plagosurve dërgohen te Trauma!

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur dje në fshatin Paulesh të aksit Peqin-Elbasan ku humbën jetën dy persona, nënë bir.

Tre prej pesë të plagosurve jane derguar në Spitalin e Traumës për ndërhyrje të specializuar.

Kujtojmë se nga aksidenti i djeshëm pati edhe viktima.

Viktimat e aksidentit janë nënë e bir, Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe.

Ata ishin tregtar ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.

O Zot gjithë ky djalë që e shihnim çdo ditë të qeshur dhe me edukatë. Zoti i merr për vete njerëzit e mirë, ngushëllime familjes”, shkruan një prej komentuesve. “Aq të mirë e të bekuar kanë qenë saqë Zoti i mori në muajin Ramazan. Qofshi të Xhenetit”, shkruan një tjetër komentues.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.