Këshilla e kreut të NATO-s: Zelensky të rivendosë marrëdhëniet e tij me Trump

Botë

Publikuar: 01/03/2025

Këshilla e kreut të NATO-s: Zelensky të rivendosë marrëdhëniet e tij me Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, është shprehur se presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të gjejë një mënyrë për të riparuar marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan Donald Trump, pas përplasjes gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

“Është e rëndësishme që presidenti Zelensky duhet të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet e tij me presidentin amerikan, por edhe me ekipin e tij të lartë drejtues”, tha Rutte për BBC.

Rutte e përshkroi takimin mes dy presidentëve në Shtëpinë e Bardhë si “të pafat”, ndërsa shtoi se gjatë administratës së parë të Trump, nga viti 2017 deri në vitin 2020, SHBA miratoi shitjen e sistemit raketor antitank Javelin, i cili i mundësoi Ukrainës të luftonte kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në 2022.

“Ne me të vërtetë duhet t’i japim meritat Trump,” u shpreh Rutte.