Masat e sigurisë për stafin e UBT, rektori: Nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë! Çdo pedagog të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht

Aktualitet

Publikuar: 26/02/2025

Masat e sigurisë për stafin e UBT, rektori: Nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë! Çdo pedagog të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht

Në Kryesinë e Kuvendit, ka nisur dëgjesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste me rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.

Në fjalën e tij, Sallaku u shpreh se lajmin për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj anëtarëve të administratës dhe stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, e mori vesh nga mediat.

Sallaku deklaroi se nuk komenton vendimin e drejtësisë, teksa shtoi se beson se do të ketë një proces të ndershëm.

Dje edhe unë e mora vesh ngjarjen nga mediat, mblodha stafin ku kemi sqaruar situatën dhe dua të konfirmoj që ne nuk komentojmë asnjë vendim të drejtësisë.

Besojmë që do të ketë një proces të ndershëm por ajo që besoj është që shumica e pedagogëve të mi janë njerëz të ndershëm dhe asnjë proces nuk e zhbën realitetin që besoj un dhe shumica e atyre që punojnë në UBT dhe studentëve.

Çdonjëri nga pedagogët të vërtetojë me fakte se ka punuar ndershmërisht”, theksoi ai.