Çfarë po ndodh në Kavajë? Rreth 100 forca policore dhe dhjetëra të shoqëruar!

Aktualitet

Publikuar: 23/02/2025

Çfarë po ndodh në Kavajë? Rreth 100 forca policore dhe dhjetëra të shoqëruar!

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në Kavajë.

Policia bën me dije se forca të shumta të Policisë së Durrësit po zhvillojnë një operacion të gjerë në Kavajë.

Antidroga, operacionalja dhe Shqiponjat në aksionin masiv, raportohet për dhjetëra persona te shoqëruar.

Operacioni masiv është për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Pritet nga Policia e Durrësit informacion zyrtar.