Safet Bajri i përfshirë në politikë: Kam qenë komisioner i PD-së krah Bardh Spahisë në zgjedhjet e 2013

Aktualitet

Publikuar: 20/02/2025

Safet Bajri i përfshirë në politikë: Kam qenë komisioner i PD-së krah Bardh Spahisë në zgjedhjet e 2013

Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër, u shfaq mbrëmjen e kaluar në emision “Top Story” të Grida Dumës.

I akuzuar se është përfshirë në politikë, Bajri pranoi se ka qenë krah të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2013, në atë kohë që konkuronte Bardh Spahia.

Një herë të vetme në jetën time në mos jam gabim. Kanë qenë zgjedhjet në 2013 kur fitoi PS-së.

Në 2013 kam qenë vëzhgues i përgjithshëm krah Bardh Spahisë me PD-në. Kjo është e vetmja herë”, tha ai. 

Pas 2013 nuk je përfshirë më?

Safet Bajri: Kam ikur jashtë. Në 2017 jam kthyer dhe 2018 jam arrestuar.

Po familjarët e tu?

Safet Bajri: Dy vëllezërit e mi i kam pasur në burg. Unë me vëllanë tjetër kam qenë jashtë.