Sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, sot seanca e ankimit në GJKKO! 

Aktualitet

Publikuar: 17/02/2025

Sekuestrimi i celularit të Ajola Xoxes në dhjetor, sot seanca e ankimit në GJKKO! 

Gjyqtari Erjon Bani që la ne fuqi masën arrest me burg për Erion Veliajn, shqyrton sot ankimin e Ajola Xoxës mbi sekuestrimin e celularit të saj gjatë kontrolleve në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 13:30 me dyer të mbyllura. Për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, GjKKO zbuti masën nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

Nuk dihet nëse Xoxa do të paraqitet personalisht apo do të përfaqësohet nga avokati i saj.