U shtrua në spital pas probleme shëndetësore, si paraqitet gjendja e Papa Françeskut

Aktualitet

Publikuar: 15/02/2025

U shtrua në spital pas probleme shëndetësore, si paraqitet gjendja e Papa Françeskut

Papa Françesku, i shtruar në Gemelli për një infeksion të traktit respirator, “pushoi gjithë natën dhe nuk pati asnjë episod shqetësues”, shkruajnë mediat italiane.

Testet e kryera gjatë ditës konfirmuan infeksionin e rrugëve të frymëmarrjes. Terapia u modifikua në bazë të gjetjeve të mëtejshme mikrobiologjike. Testet laboratorike të sotme tregojnë një përmirësim në disa vlera, sipas zyrës së shtypit të Vatikanit.

Ndërkohë, Francesco vazhdon analizat dhe terapitë e tij për t’u shëruar nga bronkiti. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë komunikon gjithashtu se “Papa Françesku është informuar për mesazhet e shumta të dashurisë së marrë dhe shpreh mirënjohjen e tij, duke kërkuar në të njëjtën kohë që të vazhdojë të lutet për të”.

Zyra e Shtypit e Vatikanit sqaron: “Për të lehtësuar shërimin e tij, stafi mjekësor ka caktuar pushim të plotë; prandaj nesër, e diel 16 shkurt, Ati i Shenjtë nuk do të kryejë lutjen e Engjëllit”. Për Papën, i shtruar në spital që nga mëngjesi i së premtes, do të jetë tërheqja e katërt në hapësirën e pak më shumë se një jave.