I cilësuar si “mbreti i kokainës”, Dritan Rexhepi ka folur për herë të parë në seancën në GJKKO që po zhvillohet ndaj tij për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Rexhepi ka mohuar të ketë njohje me Gentian Funiqin (Docaj), i arrestuar rreth dy vite më parë në Spanjë, dhe i akuzuar si një prej pjesëmarrësve në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, porosi të cilën akuzohet se e dha vetë Rexhepi nga Ekuadori, për shkak të grabitjes së një ngarkese me kokainë në Britani.
Ka folur për herë të parë në procesin që po zhvillohet ndaj tij dhe disa personave të tjerë ne GJKKO , “mbreti” i kokainës Dritan (Gramos) Rexhepi , lidhur me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. “Në burgun e Pratos kam qenë në sigurinë e lartë pasi kisha apelin në Firence dhe me mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh, se kam parë ndonjeherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ja faktoj këtë prokurorëve me prova ne vijim”, ka deklaruar Rexhepi.
Në seancën e kësaj të enjte, avokatër e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK.