Erion Veliaj ofron garanci pasurore në këmbim të lirisë, avokatët kërkojnë “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën 

Politikë

Publikuar: 12/02/2025

Erion Veliaj ofron garanci pasurore në këmbim të lirisë, avokatët kërkojnë “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën 

Avokatët mbrojtës kanë ofruar garanci pasurore për Erion Veliajn si dhe kanë kërkuar masën “detyrim paraqitje” për Ajola Xoxën.

Kjo është kërkesa e paraqitur prej tyre në seancën maratonë në GJKKO, ku aktualisht trupa gjykuese është tërhequr për të marrë vendimin.

Veliaj kërkon kështu të hetohet i lirë dhe t’i rikthehet detyrës së kryebashkiak i Tiranës, ndërsa një masë e lehtë si ajo e “detyrim paraqitjes” është kërkuar edhe për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila është nënë e një fëmije të vogël.