Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri në mbështetje të Veliajt: Forca Lali, të kemi xhan 

Aktualitet

Publikuar: 11/02/2025

Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri në mbështetje të Veliajt: Forca Lali, të kemi xhan 


Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.Jonida Maliqi, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për Veliajn: “Forca Lali, të kemi xhan!”, shkruan ajo. Ndërsa, Anxhela Peristeri, e njohur për sukseset e shumta në muzikë, ka shprehur vlerësimin e saj për punën e kryebashkiakut. “Qëndro i fortë Lali. Ne që të njohim vërtet, e dimë çfarë njeriu je dhe sa ke bërë për Tiranën”, shkruan ajo.