Prej muajit tetor 2022 si Drejtor i Postës, Ardit Demiri po vazhdon krimet në fondet dhe të ardhurat e Postës, si dhe ka kryer aktivitete bankare e jo bankare pa licencë, nëpërmjet agjencive postare që ka në vartësi dhe oligarkëve, eksponentëve të botës së krimit e korrupsionit
Fakti i parë/ Posta Shqiptare vazhdon të jetë ortake me 2.93% të kapitalit në kompaninë celulare “ONE Albania”, që sipas ligjit për shoqëritë aksionare, përveç pronësisë në zyra, pajisje e automjete, nga kjo pjesë ortakërie duhet të marrë çdo vit 2.93% të fitimit.
Por gjatë afro 2 viteve e gjysmë nën drejtimin e Ardit Demirit, Posta Shqiptare, nuk ka marrë asnjë qindarkë fitim nga pjesa e ortakërisë që ka në kompaninë celulare “ONE Albania”, dhe nuk e raporton fare këtë vlerë në bilancet e Postës.
Drejtori Ardit Demiri po e zhduk këtë fitim, duke u bërë pjesë e mashtrirmit që bëjnë pronarët “ONE Albania”, sikur gjoja kompania del me humbje; madje ka hequr anëtarin e Postës në Bordin e “ONE Albania”; ka hequr kolonën e të ardhurave nga kjo ortakëri dhe financon aktivitetin e “ONE Albania” për pjesën e 2.93% aksione.
Fakti i dytë/ Posta ushtronte aktivitet jo-bankar me Licencë nr. 3, datë 18.04.2001 të Bankës së Shtetit, për të bërë grumbullim vlerash financiare, transferta e transaksione brenda dhe jashtë Shqipërisë, por dhe operacione negociimi e këmbimi valutor me Licencë nr. 56, datë 28.08.2002.
Në datën 8 korrik 2020, Banka e Shtetit pajisi Postën Shqiptare me Licencë Nr. 3 dhe Referencë Nr. 3182 edhe për aktivitete jo-bankar emetimi, depozitimi, kreditime investimi e qarkullim të parasë eletronike brenda e jashtë Shqipërisë për subjekte private.
Por në datën 30 korrik 2021, Banka e Shtetit ia hoqi licensat e veprimtarisë së këmbimit valutor, aktivitetit jo bankar e të monedhave elektonike; pas raportit të SHISH, Drejtorisë së Parandalim Pastrimit të Parave e Zyrës Anti-mafie, se Posta Shqiptare kryente aktivitete kriminale e të padeklaruara me qarkullim, fshehje dhe transferim e pastrim milionash me burim krimin, trafiqet e korrupsionin, duke e kthyer Postën Shqiptare në “lavatriçe” me logo e mburojë shtetërore.
Por edhe pas muajit tetor 2022, kur drejtor u emërua Ardit Demiri, vazhdoi ky aktivitet pa licencë, duke qarkulluar, fshehur, pastruar dhe transferuar milionat me burim krimin, trafiqet e korrupsionin, nëpërmjet aktivitetit bankar, jo bankar, këmbimit valutor e monedhave elektronike, kryer deri në datën 12 shkurt 2024 Postës iu dha përsëri Licenca nr. 46/1.
Fakti i tretë/ Me Vendim 21, datë 21 korrik 2016, Posta Shqiptare shkriu kompaninë e saj “bijë” INERPOST; aktiviteti i të cilës, deri në muajin tetor 2022, ishte ne bilance të veçanta.
Ndërsa pas muajit nëntor 2022 kur drejtor i Postës u emërua Ardit Demiri e akoma në vazhdim, për shërbimin “INERPOST” nuk bëhet bilanc i veçantë, madje nga arkiva e Postës është zhdukur dhe dosja e shkrirjes dhe përthithjes së saj brenda Postës.
Fakti i katërt/ Eshtë skandal edhe ta mendosh, që për vitin 2022, drejtori Ardit Demiri e nxori Postën Shqiptare, me 108 mijë Euro fitim, kur vetëm xhiron vjetore e kishte 29 milionë Euro, ndërsa të ardhurat vjetore i falsifikoi dhe i deklaroi 593 mijë Euro.
Për vitin 2023, drejtori Ardit Demiri nuk e ka dorëzuar bilancin, megjithëse shefat e tatimeve, i kanë kërkuar 4 herë zyrtarisht që t’i dorëzojë bilancet e t’i bëjë publike në Qëndrën Kombëtare të Biznesit, por më pas, shefat e tatimeve kanë heshtur me ndërhyrje nga Babloku.
Sipas infomacioneve, Drejtori Ardit Demiri po pëgatit bilance me humbje nga 1 milionë Euro edhe për vitet 2023 e 2024, duke falsifikuar të ardhurat e shpenzimet; sepse për të vjedhur është emëruar në krye të Postës Shqiptare, kësaj kompanie gropë e zezë vjedhjesh dhe fshehje, qarkullimi e pastrimi të miliardave të botës së krimit e korrupsionit.